Besa e starton fushatën: “Jemi të fuqishëm”


Sonte Lëvizja BESA ka mbajtur konventën promovuese për zgjedhjet lokake të tetorit. Kryetari i Besës Kasami njëherit kandidat për Tetovën deklaroi:
Në mënyra të ndryshme oponentët tonë tentojnë për një kohë të gjatë të na sulmojnë në mënyra jo të ndershme.

Prej këtu sonte për herë të parë dhe të fundit do tu them veç nji fjali dhe sdo të merrem me ju: Tetova nuk është as teatër e as laborator, që të luani skena talljeje dhe të bëni analiza sa mund të duroj tetovari.
Unë bashk me kandidatët e tjerë të Lëvizjes BESA jemi krenar, qëndrojmë ballëlart. Askënd se kemi rrejt, askujt si kemi dal prej fjale, askujt si kemi borxh. Partner i jonë është populli, koalicioni jonë është qytetari i Tetovës, Shkupit, Gostivarit…, nga Likova e deri në Dollnen.