Besa dhe Aleanca nuk i shkarkojnë drejtorët e VMRO-së në Tetovë dhe Gostivar

Me shkarkimin e drejtorit të Higjienës Komunale në Shkup, Zudi Koka nga Danella Arsovska pritej që të reagojnë edhe nga Aleanca për Shqiptarët në Gostivar dhe nga Lëvizja Besa në Tetovë, por këta të fundit aspak nuk paten guximin ta bëjnë të njëjtën gjë sikurse vendosi VMRO-ja në Shkup.

E gjithë kjo si shkak i disa përçarjeve brendapartiake në Aleancë. Thuhet se Ziadin Sela dhe Arbën Taravari nuk i kanë raportet e mira ndërmjet vete. Më herët thonin se ASH-ja nuk bashkëpunon me VMRO-në ndërsa dje dolën haptazi para mediumeve dhe e pohuan vetë se më nuk do të bashkëpunojnë me VMRO-në. Deri më sot Aleanca kishte bashkëpunuar me VMRO-në pas perdes, njëjtë siç e bëri edhe Kasami në fotografinë e famshme me Fatmir Limanin dhe Mickoskin.

Përse nuk po shkarkohen drejtorët e VMRO-së në Gostivar dhe në Tetovë? Mos ndoshta ende vazhdon bashkëpunimi mes Taravarit-Kasamit me Mickoskin?