Besa Ademi mbetet në krye të Supremes! Nuk kaloi kërkesa e Mustafës për shkarkimin e saj

Këshilli Gjyqësor vendosi me 7 vota “pro” dhe 4 vota “kundër” që kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, të mos shkarkohet nga posti, përkatësisht të ndërpritet procedura. Kërkesa kishte ardhur nga anëtari i këshillit Milazim Mustafa, i cili e ka akuzuar Ademin se e ka dëmtuar punën e Këshillit Gjyqësor me mospjesëmarrjen në seanca, ndonëse nuk ka të drejtë vote, pasi është anëtare sipas detyrës zyrtare.

Mustafa u largua nga seanca, pasi si ngritës i procedurës, nuk kishte të drejtë vote. Kryetarja e këshillit Vesna Dameva theksoi se Besa Ademi deri më tani ka treguar pavarësi, nuk i është dorëzuar presioneve dhe ka qenë transparente. Por sa i përket pretendimeve për presione, Dameva është e bindur se të njëjtën gjë e ka raportuar edhe Ademi në mënyrën e saj, për t’u mbrojtur./tv21.tv