Berset: Pritet një valë e re në vjeshtë, që do t`i prekë të pavaksinuarit

“Herët a vonë të gjithë bien në kontakt me virusin, pyetja është: me ose pa vaksinim. Virusi ndoshta nuk do të zhduket kurrë ”
Ministri Federal i Shëndetësisë, Alain Berset dhe përfaqësuesit e kantoneve janë takuar sot në Bernë.

Ata kanë diskutuar vlerësimin fillestar të hapave të hapjes dhe statusit të vaksinimeve si dhe kursin e mëtejshëm të veprimit në luftën kundër koronavirusit.
“Kantonet janë duke punuar mirë”, ka deklaruar Ministri. Ai ka shtuar se edhe bashkëpunimi midis qeverisë federale dhe kantoneve është duke rrjedhur mirë.

Në lidhje me procesin e vaksinimit, Zvicra është brenda orarit, ashtu si edhe sa i përket shpërndarjes së certifikatave. Numri i ekzemplarëve të tyre të ekspozuara, e vërteton këtë. Por gjithsesi duhet pasur kujdes, ka shtuar Berset.
“Mbajtja e maskave në ambientet e brendshme vazhdon të mbetet e rëndësishme”, ka paralajmëruar Ministri i Shëndetësisë.

Në të njëjtën kohë, ai është shprehur se pret një valë tjetër në vjeshtë, kur, në veçanti të pavaksinuarit, do të bien në kontakt me virusin: “Herët a vonë të gjithë bien në kontakt me virusin, pyetja është: me ose pa vaksinim. Virusi ndoshta nuk do të zhduket kurrë “.
Po ashtu ai ka thënë se mund të pritet edhe një valë gripi dhe kjo duhet të mbahet parasysh.