Bernie Sanders heq dorë nga gara presidenciale në ShBA

Senatori nga shteti Vermont, Bernie Sanders ka hequr dorë nga kandidatura e tij për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Kandidati i Partisë Demokratike e la garën për president për shkak të shfaqjes së dobët të tij më parë, si dhe pandemisë së koronavirusit.
Ai tha se kishte humbur të gjitha shpresat për fitore.

Largimi zotit Sanders nga gara vendos ish-zv /Presidentin Joseph R. Biden Jr. si kandidat i vetëm për të sfiduar Presidentin Trump, në garën e vitit 2020.