Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, i ka uruar fat Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në siç thotë ajo, “lu*ftë”, derisa e kishte fjalën për takimin që do të mbahet sot në Bruksel, me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ajo para vazhdimit të dialogut midis Kosovës-Serbisë ka thënë së më zemër dhe shpirt është me presidentin serb.
“Unë i uroj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, fat në lu*ftën e sotme dhe jam në Bruksel me gjithë zemër dhe shpirt”, tha Bërnabiq.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po takohen sot për herë të parë në Bruksel, dhe Bërnabiq thotë se sot është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme, por sipas saj, kurrë nuk ka pasur më pak hapësirë për negociata se tani.