Berlusconi përfundon sërish në gjykatë


Telashet në lidhje me skandalet seksuale vijojnë të ndjekin pas Silvio Berluskonin, i cili u dërgua sërish në gjyq, tashmë me akuzën se ka paguar ryshfet ndaj një biznesmeni, që ky i fundit të gënjejë mbi akuzat se kishte furnizuar ish kryeministrin italian me prostituta, rreth një dekadë më parë.

Prokurorët thonë se Berlusconi i dha Gianpaolo Tarantinit 500,000 euro kesh menjëherë, i gjeti atij një punë dhe e furnizoi me avokatë, për të thënë se kryeministri i atëhershëm nuk e dinte se gratë po paguheshin për të marrë pjesë në festat në vilën e tij.
Gjyqi do të fillojë më 4 shkurt në qytetin jugor të Barit dhe është më i fundit në një varg të gjatë të problemeve ligjore për manjatin 82-vjeçar të mediave, që kur ai hyri në politikë 24 vjet më parë.
Pas një dënimi katërvjeçar për mashtrim tatimor në vitin 2013, lidhur me kompaninë e tij televizive Mediaset, që u shndërrua në një vit të shërbimit të komunitetit, ai u ndalua të shërbejë në zyra publike dhe u “zhvesh” nga mandati i tij në parlament.
Berluskoni, i cili tani mund të kandidojë edhe për zgjedhje, gjithmonë ka mohuar keqbërjen në këtë rast dhe ka akuzuar vazhdimisht prokurorët se po kryejnë një gjueti politike kundër tij.
Top Channel