Gazetari Ridvan Berisha ka reaguar pas një komenti që e bëri në një postim të kryeministrit Albin Kurti në rrjetin social Facebook.
Berisha tha se po i vie gërdi nga personat që kanë komentuar në postimin e Kurtit, duke i quajtur trushpërlarë komentuesit e tij.
Ai tha se votuesve të Kurtit do të mjaftoheshin me zhdukjen e UÇK-së dhe historisë së saj.
“Abu Albin Kurtit i bona nje koment ne postimin e tij te sapo bere publik ne Facebook. Po m’vjen gerrdi nga trushperlaret, xhemat, komentues te tij. Po keta tifoze do te aplaudonin edhe nese Kurti do te propozoj çfaredo zgjidhje ne dialogun Kosove Serbi. Votuesi i tij mjaftohet vetem me nje gjo, zhdukjen e UÇĶ dhe historise se saj!Deri ne kete pike ka arrite urrejtja”, ka shkruar Berisha.