Berisha: “Sonte jam me një vijë me Shefqet Krasniqin”

Kimete Berisha:
Fshehe të vdekurin derisa të kryhet dasma!
Kurrë nuk e kam kuptuar se si kanë arritur shqiptarët e vjetër që ta fshehin të vdekurin e tyre, derisa është kryer dasma.
Me prishë dasmën, me prishë vaden, me prishë fatin, me prishë qejfin, me ndërpre vallen dhe me kthy gëzimin në hidhërim, ka qenë absolutisht e ndaluar me traditë.

Kur papritur, gjatë dasmës ka ndodhur të vdes dikush i familjes së ngushtë, pra i zoti i shtëpisë e ka injoruar vdekjen, sikur s’ka ndodhur asgjë ka vazhduar gjymyshi dhe i ka dhënë përparësi gëzimit, sepse vdekja pret, i vdekuri pret, vdekja është gjendje e pandryshuar, e përhershme, kurse gëzimi është i paqëndrueshëm, jetëshkurtër dhe gëzimi nuk të jep afat.
Për çudi të Zotit, unë sonte jam në të njejtat valë spirituale me Dr.Shefqet Krasniqin, i cili është kundër festimit të Vitit të Ri.

Nuk jam me Ata që i fshehnin të vdekurit e tyre, derisa të lumturit e tyre e kryenin qejfin.
Jam me vetmitarët, me të pikëlluarit, me ata që i kanë humbur familjarët dhe të dashurit e tyre dhe me ata që i kanë humbur vendet e punës.
Kuptohet që jam edhe me ‘zemrat e thyera’ nga dashuria e parealizuar.
Sonte duhet të festojmë tinëz. Me marifet.
Sonte, lumturia për mua është ilegale.
Vetja po më duket si Shote Galica duke e pritur (tinëz) Azemin në penxhere!

Dhe sevdaja duhet të realizohet me kujdes dhe me zotnillëk, vetëm brenda shtëpisë.
Jashtë shtëpisë, të rinjtë po gjuajnë fishekz*jarre.
Ilegale.
Pamje irreale të një feste në kohë pandemie.
Jo që unë personalisht jam e mërzitur, sepse nuk jam, ama festa në kohë pandemie qenka më e neveritshme se vet pandemia.
P.S. Më 2021 u bëftë qysh ua do loçka e zemrës.