Berisha: Shtatë shenjat e Kijametit që po i vërej vet


Kimete Berisha

Shtatë shenjat e Kijametit që po i vërej vet:

1. Koha po kalon shpejt.
2. Injorantët po i mbisundojnë të mençurit.
3. Marrëzia u bë modë.
Institucionet, mediat dhe televizionet u japin famē budallenjëve.
I mençuri u përjashtu, u izolua, u la në lloç.

E kanë Institucionalizuar bullizmin, thashethemet, akuzat, ofendimet, mizogjininë, sadizmin, mazohizmin, padijen, llukizmin, pabarazinë.
Nëse s’dukesh bukur – nuk ekziston.
Nëse s’je budalla – nuk je interesant.

4. Paraja u bë zot – Ideali më i madh.
5. Krejt janë djallëzuar.
Nuk dihet më kush është Dexhalli.
6. U zhduk besnikëria.
Shumica e burrave të rrejnë në sy – pa asnjë zor, shumica e grave vazhdojnë të mbijetojnë duke e aktruar durimin.
7. Jo rrallë herë u lakmon atyre që kanë shkuar prej këtuhi – e kanë heq gajlen.

P.S. Mrekulli sot është NJERIU NORMAL