Kimete Berisha:
Shqiptarët nuk mendojnë – paragjykojnë
E vetmja gjuhë që e njohin shqiptarët janë paragjykimet:
1. Më së shumti paragjykohen beqarët
(mua më ka thënë një gazetar i njohur ‘Badihava je e zonja, mbasi je beqare’.
…plus, a jam a s’jam unë beqare!
Mund të jem e fshehtë.
Por aq shumë kanë qejf të të shohin ‘keq’, sa nuk dyshojnë në Ty, kur ty të bie keq.
2. Për shqiptarin ‘Nuk ka fëmijë, ai që e ka vetëm një djalë.
Një bimë mo’.
Se peri ku është i hollë këputet’.
Shqiptarët janë të prapambetur, prandaj janë të palumtur.
Prapambeturia mendore të bën fatkeq.
Nëse e ke veç një fëmijë, për shqiptarët je për gjynah, se familja i kanë sytë veç n’të…
Pastaj ai fëmiu s’ka vëlla, nëse e ka një vëlla, gjynah, ‘s’e ka kërkon, veç një vëlla e ka’.
‘O Zot, çfarë fati ‘të rëndë’ e kanë pasur, janë shtatë motra, pa vëlla’!
Këtë e dëgjon veç te shqiptarët, ku fati konsiderohet ‘kolektiv’, e jo që fati është individual.
3. Veç te shqiptarët edhe sot e kësaj dite gjen madje edhe gra të shkolluara që mërziten kur u lindin vajza ‘nafakën n’cung’…
Gruaja shqiptare e urren gjininë e vet, sepse gruaja shqiptare vet dëshiron të mos jetë grua’!
4. Nëse ka fëmijë dhe ka pasuri, ‘gjë s’i vyen paret, se fëmijët i ka harama’.
Nëse ka veç pare e nuk ka fëmijë ‘Çka i vyen paret, ka m’i lënë shkret’!
Nëse i ka fëmijët ama nuk ka pare ‘Budalla u çu i ka lind gjithë ata fëmijë n’fukarallëk. E gaziti dynjan’!
Shkretërimi trashëgohet, shkretërimi është fat, të lënit shkret shtohet, shumohet, nuk ka gjë që një ditë s’do të mbetet shkret.
5. Nuk ka trashëgimtarë të pav*dekshëm.
Kur i thanë një të urti: ‘Po na vjen bre shumë keq që je vetmitar, që s’ke fëmijë’,
i urti u përgjigj: Trashëgimtarj im është ‘filan’ beteja…dhe ajo betejë është trashëgimtarja ime e pav*dekshme.
Pra, heroi ka dashur të thotë se aq sa ka jetë, aq ka vd*ekje.
Se ka trashëgimtarë të vd*ekshëm dhe të pav*dekshëm.
Çdo gjë vd*es përveç vepra.
6. Nëse adapton fëmijë: ‘Qysh adaptohet fëmiu i huaj. Ku me ditë gj*aku i kujt është.
I huaji kurrë i joti s’bëhet’.
7. Nëse s’ke pare – je i mjerë dhe askushi.
‘Më mirë i poshtër sesa i varfër’.
Nëse ke pare je shumë ‘i poshtër’.
‘Nuk i gëzon, e sheh ti qysh ka m’i ardh fundi atij’!
8. Nëse je i/e bukur ‘Çka të duhet bukuria, mbasi mend n’kry s’ke’.
Nëse nuk është i/e bukur ‘Doka nuk kqyret se s’ka më gjynah sesa me ja përqesh dokën njerit.
Me rëndësi sifatet çfare i ka…’
‘Nejse hundën sa çizmja valla…po shuj se gjynah.., po shyqyr s’po na dëgjon kush, jemi këtu veç unë e ti…se përnime edhe sytë si mizë i ka, s’kqyret…mos m’shti’ Zot n’gjynah’.
9. Nëse je e re, je ‘budallicë’.
Nëse je e vjetër je ‘lopë’.
Nëse je i ri – je avdall.
Nëse je i vjetër je ‘qen plak’
Nuk ka mbetur kush në botë më mbrapa se shqiptarët.
10. Nëse i këqyr punët t’ua dhe jeton i tërhequr
– je shybeli, ps*ikopat’;
nëse je i shoqërueshēm – je i pamend, që t’bëjnë gjinja budallë.
11. Ti i përzihesh nanës se kë duhet ta dashurojë;
Ti i përzihesh babës se me kë duhet ta kalojë jetën.
Ti i përzihesh vajzës se si duhet të duket njeriu që ajo zgjedh ta dashurojë.
E mëson djalin se si duhet të sillet nusja e tij.
Ti ur*ren çdo gjë që është dhe duket më bukur se Ti.
Ti që kurrë s’e ke njohur dashurinë, Ti e lë ur*re*jtjen trashëgim.
12. Ti jeton jetë të dyfishtë.
E mban legale gruan (ose burrin) që s’e do,
ndërsa ilegale gruan (ose burrin) që e do.
13. Jeta jote është rrenë.
Sepse je primitiv.
Derisa të jesh primitiv, do të ndjehesh i humbur, xheloz dhe i trishtuar.
14. Ti je aq i marrë sa mendon se e rren edhe Zotin, kur i thua se i beson!
Ai që beson-nuk paragjykon.
P.S. Dashuria nuk të bën krenar.
Dashuria të bën të ndjehesh i/e gjallë.
Anipse, gati në të gjitha rastet dashuria del e rrejshme, s’ka dert.
Derisa të zbulohet rrena – knaqesh!