Berisha: “E si lakmoj hoxha n’Mercedes, a seshtë lakmia e ndaluar me fe, e ju pse me prek hoxhën n’Mercedes ju duk si me prek n’moral!

Kimete Berisha

‘Mercedesi i përgjakur’!

Gjithë ditën m’u ka duk’ që m’u ka flug dikush.
Por si femër joshëse që jam kurrë nuk e kam të qartë se a më fluget dikush për arsye ‘erotike’ apo për arsye ‘intelektuale’.

Kam menduar se ekziston pleqëria.
Jam zhgënjyer në pakthim prej se e kam kuptuar që pleqëria nuk ekziston dhe se veç kur të shikohesh në pasqyre e sheh veten çka t’ka ‘gjetë’ se përndryshe gjithmonë ndjehesh njejtë, i ri.

Prandaj, vjen ajo habia dhe mërzia kur dikush të thërret ‘zonjë’, ‘zotëri’. Sepse ti ndjehesh si gjithmonë, i ri.
Prandaj thonë se ‘shpirtërat janë moc (bashkëmoshatarë)’

Ne presim nga njerëzit e moshuar të jenë të urtë, asketë, të heqin dorë nga kënaqësitë e jetës…
se, a nuk na mësuan hoxhallarët se ‘lakmia është më e keqja, se kjo botë është e rrejshme, se luksi është për njerëzit më të poshtër’.

O zotëri, jo gazeta por Zoti i urren lakmitarët.
Po ti nuk guxon me fe me çu vurde e me harxhu pare palidhje në karasevda…

Mercedesin duhet zekat me shpërnda.
Feja islame ta tërheq vërejtjen që gjithmonë me qenë në gjendje gatishmërie kundër lakmisë.
Me tubu pasuri…mos gabo.

Problemi është se kur dikush është kler, i moshuar dhe sillet si ‘djalë i gëzuar’ nuk duket ‘i poshtër’, por duket ‘avdall’.

Lumturia duhet të fshihet nga fatkqinjtë – pasuria duhet të shpërndahet.

A është a s’është lakmia mëkati numër një sipas fesē!

Një Hadit thotë se: Lakmia është një forcë shkatërruese dhe një mallkim. Lakmia e një njeriu është më e rrezikshme se dy ujqër të uritur në një tufë delesh.

Pse me prek hoxhën n’mercedes nga vrasësit u cilësua si me prek’ n’moral apo larg qoftë në Zot.

Çka ka lidhje mercedesi me Zotin!

Ata që ishin në gjendje ta vrisnin gazetarin për arsye se ia përqeshi mercedesin hoxhës pensionist, ata jetojnë me prindër, si 90 e më shumë për qind e rinisë shqiptare.

Në vend se të pyesin ‘pse s’kemi pare, pse jetojmë me prindër, pse presim 1 orë me zënë rendin për nevojtore në shtëpi…
dhe kush na ka çmistuar neve ta japim jetën për mercedesin e hoxhës…

Çka ka lidhje feja me mercedesin?

Lakmia po!
Lakmia ka lidhje me fe!
S’ka pamje më të neveritshme dhe shpresë-humbur se sa kur e sheh besimtarin duke lakmuar ‘n’këtë dynja të rrejshme’!

Lakmia nuk ka moshë.
Mercedesi është luks i madh…anipse kjo jetë është e rrejshme, ‘mercedesi është i vërtetë’.

Unë e kuptoj hoxhën. Se mercedesi është i mirë, por jo aq i mirē sa për të sakrifikuar kurban për të.

G-Clas është për mua, jo elegant, si ushtarak, më duket si një veturë me të cilën secili udhëtim është udhëtimi i fundit.
Unë e kisha vozitur mercedesin e lartpërmendur por besoj isha fshehur, nuk isha fotograguar me të, thuajse është mashkull.

Mburrja nuk vjen nga pasuria.
Mburrja vjen nga nderi.
E Hoxhës më shumë i shkon Formula 1.

Ti thua që beson në Zot, dhe sillesh thuajse e ke ‘privatizuar’ Zotin,
se ne të tjerët s’kemi hise te Zoti.
Po ti me besu në Zot, nuk i frikësohesh askujt, lëre më humorit.

Po me ditë mercedesi se do shqiptarë janë në gjendje të flijojnë për të – ish bë lajm historik.

Zoti e ka lejuar mendimin e lirë të Djallit, se përndryshe – Djallin sahat e para do ta shkatërronte.

Të thuash se ke fe dhe Zot dhe të ndjehesh kaq ‘i vogël’ është mallkim i madh…e mallkimi vjen nga lakmia ti sundosh e përulësh të tjerët.

Besimi ti qetëson nervat. Këqyrni më mirë ‘kujt po i besoni ju’.
Se, instiktet e vrasësit nuk i zgjon Zoti!

Përndryshe, nuk ka lëndime të lehta e të rënda.
Nuk ka, që ka thënë një aktor amerikan: ‘pak shtatzënë, pak i vdekur, pak i gjallë’. O je o s’je.

P.S. Mua mos më ngucni se e kam shok Dr.Shefqet Krasniqin.
Imam i dashur, të lutem, na merr në mbrojtje.
Dënoji këta qafira.