Berisha: Dyshohet se serbët e veriut dhe po përgatisin shpalljen e “pavarësisë”

Avokati i njohur Besnik Berisha, me anë të rrjetit të tij social, Facebook, ka “paralajmëruar”, për një aksion të serbëve të Kosovës.

Berisha ka thënë se ka dyshime se serbët e veriut dhe jo vetëm, po përgatisin shpalljen e “pavarësisë”, dhe se festa e Vidovdanit e cila i bie në të njejtën datë me festën e Bajramit, pra me 28 qershor, ka mundësi të mos kaloj pa eskalim.

Tutje Berisha është shprehur se nëse insitucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare kanë të tilla informacione, duhet t’a parandalojnë këtë veprim.

E plotë:

“Festa e Vidovdanit ka qelluar ne te njejten date me festen e Bajramit, 28.06.2023

Nga ajo qe dihet deri me tani, festa e Vidovdanit mund te mos kaloje pa incidente. Madje, nese informatat jane te sakta dhe nese serbet nuk ndrrojne mendim, ka mundesi qe te kete edhe me tutje eskalim.

Dyshohet qe serbet e veriut dhe jo vetem, po pergatisin shpalljen e “pavaresise” dhe kete do ta kumtonin ne festen e Vidovdanit.

Eshte thjeshte dyshim, por institucionet tona e dine dhe nese aleatet jane te perkushtuar per de-eskalim, duhet ta parandalojne kete veprim!”