Bekim Berisha
Asnji individ tjetër të grupit të “zjarrit” nuk do ta përmend
por do ta përmendi dallimin ndërmjet Musa Xhaferit dhe
Artan Grubit:
– diku kah fundi i vitit 2010 e fillimi i vitit 2011 kur
përgaditjet për regjistrimin e popullsisë ishin në kulmin e
tyre, pesë kolegë nga ESHS u organizuam dhe kërkuam
takim me zv. Kryeministrin Musa Xhaferi (atë kohë ai
ishte zv. Kryeministër). Pasi i‘a sqaruam tërë situatën,
Musa Xhaferi na u drejtua me pyetjen: “po të ishit ju në
vendin tim, çfarë do të kishit bërë…”, e më vonë gjatë të
njejtës bisedë na sygjeroi t‘i drejtoheshim zyrave të OSBE-
së për t’ju kërkuar ndihmë! Falë Zotit ai regjistrim
dështoi!!!
– në tetorë të vitit 2020 në kulmin e përgaditjeve për
regjistrimin e popullsisë, me disa kolegë kërkuam takim
me zv. Kryeministrin Artan Grubi. Pasi ia sqaruam tërë
situatën, Artan Grubi ndërmori hapa konkret dhe e solli një
kuadër si zv. Drejtor, me të cilin pastaj ne kolegët e ESHS-
së e kishim më të lehtë funksionimin!!
Pra, dallimi ndërmjet Musa Xhaferit dhe Artan Grubit
është evident!
Un kam qenë anëtarë i BDI-së që nga themelimi i kësaj
partie në vitin 2002 e deri diku kah maji i vitit 2012! Njëra
nga arsyet pse pata vendosur të largohem, ishte mu ai
takim me Musa Xhaferin! Nuk e shihja të logjikshme që të
vazhdoj më tutje ta ndihmoj një parti, funskionarët e të
cilës do të na drejtonin tek OSBE-ja për të kërkuar të
drejtat tona! Pse pra po i votonim ne këta njerëz?!