Pak ditë më parë, qeveria ruse konfirmoi zyrtarisht se ka gjetur vaksinën ndaj koronavirusit, të quajtur ‘Sputnik V’.
Për të provuar efikasitetin e virusit, njëra nga vajzat e presidentit, mori injektimin e nevojshëm.
Në një intervistë për mediat ruse, Putin zbuloi se njëra nga të bijat e tij, e cila ishte vaksinuar kundër COVID-19, kishte zhvilluar antitrupa kundër virusit.
‘Është mjaft e qartë për specialistët tanë se kjo vaksinë krijon imunitet të qëndrueshëm, përfshirë antitrupa, sikurse i ndodhi vajzës sime.
Vaksina nuk është e dëmshme, faleminderit Zotit, vajza ime po ndihet mirë’, u shpreh Putin.