Bëri shoferin serb të vendosë muzikë shqip, modelja shqiptare bllokohet nga kompania e njohur

Modelja shqiptare Lorena Haliti jeton prej kohësh në Amerikë. Së fundmi, ajo po përballet me një ngjarje shumë të patolerueshme me kompaninë “Uber”. Gjatë një shëtitjeje nëpër rrugët e Amerikës, ajo i ka kërkuar shoferit të kompanisë t’i lëshojë disa këngë shqipe.

Mirëpo shoferi serb nuk e ka pritur mirë kërkesën e saj. Ai ka nisur një ankesë për kompaninë, tek e cila i ka krahasuar shqiptarët me Nazistët dhe pjesëtarë të Klanit KKK. Shoferi ka shkruar se modelja i kishte kërkuar të lëshonte muzikë të një populli që “ata i kishte shkelur dhe masakruar” shkruan ekspres.

Pas letrës së tij, kompania “Uber” ka bllokuar menjëherë llogaritë e modeles në “Uber” dhe “UberEats”. Kjo kompani ofron shërbime të vozitjes por bën dhe dërgesa të ushqimeve.
Lorena i ka shkruar kompanisë, duke u shprehur se po mbështesin racizmin etnik dhe po e bllokojnë pa asnjë hetim. Mirëpo ajo ende nuk ka marrë një përgjigje.
“E bëra shoferin tim serb të dëgjojë muzikë shqiptare”, ka shkruar modelja në një status në Tëitter.