Bëri foto me trupin e pajetë të Maradonas, ja çfarë ka ndodhur me personin në fjalë

Një punëtor funerali që bëri një selfie pranë arkivolit të hapur të ikonës argjentinase të futbollit Diego Maradona ndërsa trupi i tij qëndronte në arkivol në Buenos Aires është pushuar nga puna dhe është lutur për falje. Imazhet të cilat u shpërndanë gjerësisht në internet shkaktuan zemërim ndërkombëtar – përfshirë edhe kër*cënimet me vd*ekje.

Claudio Fernandez tha për “Radio Diez” të Premten se ai kishte humbur punën e tij në shtëpinë e varrimit të Sepelios Pinier së bashku me djalin e tij Ismael dhe një burrë të tretë. Në një imazh një burrë mund të shihet duke i dhënë aparatin fotografik me njërën dorë ndërsa me tjetrën duket se prek ballin e fituesit të Kupës së Botës i cili vd*iq nga një su*lm në zemër në shtëpinë e tij të Mërkurën në moshën 60 vjeçare.

Një punëtor i tretë i varrimit shfaqet në një foto tjetër në të njëjtën pozë. Z. Fernandez tha se ata nuk kishin planifikuar të bënin foton. “Ishte diçka e menjëhershme. Unë thjesht e ngrita kokën dhe djali im e bëri atë si çdo fëmijë në moshën 18 vjeçe” i tha ai stacionit të radios. Ai tha se kishte marrë kër*cënime nga të tjerët që jetonin në lagjen El Paternal ku Maradona debutoi si profesionist në vitin 1976 me ekipin Argentinos Juniors.

“Ata më njohin. Unë jam nga lagjja” tha ai. “Ata thonë se do të na vr*asin do të na thyejnë kokën.”
Ai tha se e njihte familjen e futbollistit dhe se nuk ishte qëllimi i tij për të treguar ndonjë mosrespekt dhe kërkoi faljen e të gjithëve.