Berat Buzhala ka disa fjalë për Rron Gjinovcin dhe debatet në televizion


Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas deklaratave të shumta rreth aktivistit Rron Gjinovcit, dhe lidhjet që dikur babai i tij kishte me PDK’në e në veçanti ish presidentin Hashim Thaçi.
Buzhala tha se ai personalisht shpesh merr kërkesa për mos ta ftuar Gjinovcin në panelin e analistëve në Pressing.

Ai tha se fushatat kundër tij nuk janë argumente të duhura, madje as fotografitë e babait të tij me liderët si Veseli, Thaçi, Sami Lushtaku e të tjerë.
Por argumente janë deklaratat e tij, që sipas Buzhalës janë interesante për të debatuar rreth tyre.
Buzhala tha ndër të tjera se Gjinovci nuk është fajtor për gjendjen momentale në këto zgjedhje, pasi zgjedhjet nuk fitohen me debate por me qeverisje të mirë.

Ky është postimi i plotë i tij:
‘’Disa fjale per Rron Gjinovcin
Po e shoh qe ndaj tij, prej ketij, le ta quajme kampit tim, ka fillu nje fushate ‘diskredituese’, qe lidhet kryekeput me baben e tij dhe lidhjen qe ai e ka me PDK’ne. Pervec kesaj, une cdo dite marre kerkesa per mos me e ftu ne panel, sepse, sipas tyre, ai po e prishe Pressingun. Pastaj, kur e pane Lulen e harruan perkohesisht Rronin.

Nejse, une me Rronin, sic e keni pa, nuk pajtohna per kurrgjo. Mirepo Rroni dhe rronat jane realitet ne vendin tone. Ata sot po fitojne politikisht sepse jane shumice. Fakti qe jane shumice nuk do te thote kurrgjo ne raport me te drejten dhe me drejtesine, mirepo thote shumecka ne raport me demokracine dhe zgjedhjet. Kampanjat denigruese “ad hominem” nuk jane argumente kunder tij. Argument kunder tij nuk eshte as fakti qe baba i tij ka foto me Samiun, Hashen, Kadriun e Edi Ramen. Se paku nuk jane argumente per mu. Argumentet e vetme te miat per te jane deklaratat e tij, me te cilat une nuk pajtohna por qe i konsideroj interesante per te debatuar rreth tyre. Sigurisht qe nuk pajtohna as me menyren se si Rroni shpeshhere e kalon ‘korrektesine politike’ dhe i diskualifikon njerezit per shkak te shijeve qe ata i kane, ose per shkak te votave qe ata i japin. Sido qe te jete as kjo nuk mjafton qe ai te mos ftohet ne studio.

Pra, miq te dashur nga LDKPDKAAKNISMA, Rroni nuk eshte fajtor per gjendjen jo te mire qe e keni ne keto zgjedhje. Zgjedhjet nuk fitohen ne debate televizive, por me qeverisje te mire. Une jam absolutisht i bindur qe LVV, me kete listen qervish per deputet, nuk eshte alternativa e duhur. Une nuk besoj qe as Albin Kurti eshte alternativa e duhur. Mirepo une besoj qe ne duhet te jemi te gatshem te ulemi dhe te debatojme me cdokend, e posacerisht me ata qe mendojne ndryshe prej nesh.
Personalisht ‘fenomenin’ Rroni, qe nga fillimi, e kam trajtuar si nje test personal. Sa shume do te mundem ta toleroj? Sa me shume qe mundem, aq me i lumtur jam. Eshte shume e lehte me debatu me njerez me te cilet pajtohemi.’’