Berat Buzhala: Deklaratë sk*andaloze e Zaevit, shqiptarët ta demantojnë atë

Of endimet që lideri i LSDM-së u bëri shqiptarëve përmes bombës së fundit që tha se shqiptarët nuk vlejnë për pesë pare, vazhdojnë të komentohen nga analistë, figura të ndryshme publike, opinionistë dhe jo vetëm duke e quajtur një fyerje të rëndë që i bëhet komunitetit më të madh në Maqedoninë e Veriut dhe shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërise.

Në vijë të kësaj drejtuesi i Gazetës Express dhe T7 nga Kosova Berat Buzhala në një pronncim për portalin TetovaSot thotë se këto deklarata janë skandaloze dhe shqiptarët duhet të demantojnë Zaevin pas zgjedhjeve duke mos u shitur për pak pushtet.

Nuk ka rast më të mirë që shqiptarët ta demantojnë Zaevin pas zgjedhjeve, duke mos u shitur per pak pushtet, duke mos bërë marrëveshje të koalicionit për interesa personale, por për interesa të përgjithshme. Me fjalë të tjera na ndajnë vetëm pak ditë prej momentit, per të parë se a kishte të drejtë Zaev a jo.
Në anën tjetër deklarata të tilla stereotipizuese nga një kryeministër në detyrë, për më tepër ndoshta nga një kryeministër që po vjen, janë skandaloze. Unë besoj që ka shqiptarë që shiten me pare, sic ka edhe maqedon qeë shiten me pare, por paragjykimi kolektiv është thjesht një reminishencë nga e kaluara e hidhur kur shqiptarët gjykoheshin dhe paragjykoheshin kolektivisht thotë Buzhala.

Ndryshe për ofendimet e Zoran Zaevit që ju bëri shqiptarëve reagoi edhe ish kryeministri Sali Berisha i cili e quajti argat të Vuçiçit./TS/