Berat Buzhala: Albin Kurti është cullak, ose ka me u bo zajednica ose ka me u zhbë shteti i Kosovës

Shkruan Berat Buzhala

Albin Kurthi eshte cullak

Ose ka me u bo Zajednica ose ka me u zhba shteti i Kosoves ne formen cfare eshte tash. Nuk ka zot qe e ndale, e as Albin Kurti qe tashme e ka pranu.

Albin Kurti e ka pas trullu popullin me prralla dhe me demagogji. I ka pas rrite pritjet qe kur te fole ky ne Bruksel, atje zyrtaret e Bashkimit Evropian kane me majte shenime.

Keto rrena, ky rrenc, i ka pas shite ne menyre te suksesshme, sepse fatkeqesisht qiky osht populli qe e kena. Edhe mos me pas kane Thaci, por Kurti, prape e njejta marreveshje e vitit 2013 ish arrite ne vitin 2013.

Kushdo qe ish kane ne pushtet s’kish pas çare pa e pranu Marreveshjen e Rambujese, Pakon e Ahtisaarit. Kush osht ai hajvan qe ka mendu qe ne Shtepi te Bardhe jane kane tuj prite prej Kosoves me ju kallxu qysh duhet me u doke paqja ne Ballkan.

Cka ka bo Albin Mashtruesi osht qe na i ka hupe nja 10 vjet me sehire. Vec per kete send Kurti e meriton me e nenshkru Zajednicen edhe me e njeke prej pushtetit.

Mos u habitni: Kushdo qe ish kane ne pushtet sot prape ish deshte me e pranu kete Zajednice. Kushdo qe do te vjen ne pushtet ka me vazhdu qaty ku e ka lane Albini.

Mirepo si leksion per mashtruesit qe do te pretendojne me ardhe ne pushtet ne te ardhmen, Albin Kurti duhet me e pagu nje cmim te nalte politik.

Eshte e vertete qe ne politike nuk ka shume moral, ama nuk guxojme me e toleru qe Qeveria me u shnderru ne puf.