Berat Ajdari i përgjigjet Mukit: Duart i kam me gjak invalidi e luftëtari

“Po unë i kam duart me gjak, por me gjak dëshmori, me gjak luftëtari, invalidi dhe ushtari”. Me këto fjalë, kandidati i BDI-së për deputet në Njësinë e dytë zgjedhore, Berat Ajdari nga tubimi i sotem nê Kumanovë i është përgjigjur nënkryetarit të LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili akuzoi dje drejtuesit e BDI-së se i kanë pêrgjakur në Kumanovë.

Kandidati i BDI-së për deputet, Berat Ajdari, (invalid i UÇK-sê) ka qenë pjestarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në vitin 2001. Gjatë lutimeve në fshatin e tij, në Sllupçan, ai ishte plagosur rëndë dhe pêr pasojë ka të dëmtuar njërin krah.