Beqiri: LDK do të bëhet sërish partia kryesore në vend

Ismet Beqiri thotë se LDK do të bëhet sërish partia kryesore në vend.
Ismet Beqiri i LDK’së thotë se humbja e pësuar në zgjedhjet e 14 shkurtit do t’i ndikoj kësaj partie në ngritje të sërishme.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai thotë se opozita është një shans i ri për LDK’së që të ngritët sërish.

Shkrimi i plotë i Beqirit në Facebook:
Në mënyrë që të ngritet përsëri nga hiri i tij, Feniksi së pari duhet të digjet.
Lidhja Demokratike do të punoj fort që rënien, thyerjen e dështimin ta kthej në forcë, punë e sukses.

LDK do të ngritet sërish në vendin që i takon, si partia kryesore dhe më serioze në vend.
Ju falenderoj të gjithë ju që shpresën e shihni ende tek ne, dhe ky besim i juaji zotohem se do shndërrohet në punë e vullnet për të ardhmen e ndritur të LDK-së e gjithë Kosovës.
Kjo është një shans e re, që të ngritemi si Feniks.
Në këto zgjedhje, Beqiri nuk garoi për deputet