Beqarovski: “Sa qytetarë kanë kaluar në të vërtet COVID-19?”


Mjeku Niko Beqarovski përmes statusit të tij në Facebook ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët për të diskutuar për numrin e familjarëve dhe miqve që e dinë se kanë kaluar coronavirusin në 9 muajt e fundit.

“Për një vlerësim të saktë të situatës aktuale epidemiologjike në vend, është e nevojshme krahas numrit të të vaksinuarve dhe ato çka kanë kaluar cornoavirusin zyrtarisht në 6-9 muajt e fundit, të kemi një ide të qartë për numrin e të infektuarve në të njëjtën periudhë,të cilët për arsye të ndryshme, nuk janë të regjistruara në “Termini Im”. Ju inkurajoj dhe ju ftoj të diskutojmë për përqindjen e anëtarëve dhe miqve tuaj që ju e dini se kanë kaluar Covid-19 në 9 muajt e fundit, dhe veçanërisht në 2022, dhe nuk janë të regjistruar në Termini Im.

Shumë koka mendojnë më thellë, me shikojnë mirë. Na ndihmoni të marrim vendime përkatëse. Faleminderit paraprakisht për gjithë ndihmën tuaj. Mes tyre ishin edhe aplikantët tjerë, të cilët më datë 09.10.2021 dorëzuan testet e falsifikuara në pikëkalimin kufitar Tabanoc”, shkruan Beqarovski i cili është pjesë e Komisionit për Sëmundje Infektive.