Beqarovski: “Po të mos ishin çertifikatat e vaksinimit të detyruar, nuk do të kishte çertifikata false”

Mjeku Niko Beqarovski thotë se në Maqedoni ka shumë qytetarë të cilët kanë çertifikatë për vaksina, por ato janë të rrejshme, ndërsa këta qytetarë në të vërtetë nuk janë të vaksinuar.
“Këto raste me vaksinim të rrejshëm ka në të gjithë Evropën dhe Amerikë, ndërsa secili nga ne di së paku nga pesë-gjashtë raste tilla në Maqedoni.

Po të mos ishin çertifikatat e vaksinimit të detyruar, nuk do të kishin ekzistuar qytetarët e vaksinuar fals dhe do të kishim një verifikim dhe efikasitet shumë më të saktë të vaksinave.
Prandaj, kur miratohet çdo masë shtrëngimi, nuk duhet harruar një nga ligjet bazë në fizikë: Aksion-Reaksion”, shkruan Beqarovski.
Ai shton se kush e di sa nga viktimat “të vaksinuar plotësisht”, në fakt nuk janë të vaksinuar.