Beqarovski: Nga 10 gushti, do të ketë rritje të pakontrolluar të rasteve me COVID-19 (VIDEO)

FILE PHOTO: A man wearing a protective face mask walks past an illustration of a virus outside a regional science centre amid the coronavirus disease (COVID-19) outbreak, in Oldham, Britain August 3, 2020. REUTERS/Phil Noble

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në dhjetëditëshin e fundit të muajit korrik eshtë rritur ndjeshëm, pas një stagnimi që kishtë në pjesën e parë të muajit korrik.
Autoritetet shëndetësore në vend njoftojnë për kufizime të mundshme nëse trendi I rritjes së infektimeve vazhdon edhe më tej. Shkupi dhe Tetova janë qyetetet më të prekura nga Covid 19 me më së shumti raste aktive.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se për momentin situata është e qetë por se është e mundur që trendi I rritjes së infektimeve të vazhdojë dhe se e gjithë situata po ndiqet me kujdes. Autoritetet shëndetësore thonë se në bazë të pasqyrës epidemiologjike, do të bisedojnë për masat eventuale restriktive, sidomos për të pavaksinuarit.
Ndërkaq, Mjeku Niko Beqarovski nga Klinika e Toksikologjisë, jep parashikimin e tij për atë që do të ndodhë me bilancin covid gjatë muajit gusht.

“Pas javës së nxehtë me temperatura të larta në Maqedoni, e cila do të zgjasë deri më 9 gusht me temperatura deri në 44 gradë celsius, nga 10 gushti pritet një rënie e temperaturave, por rritje e pakontrolluar e statistikave të Covid-19”, tha Beqarovski.

Ai u bën thirrje profesionistëve të shëndetit dhe bashkëpunëtorëve që të përdorin 10 ditët e ardhshme për t’u freskuar në ujë të kripur, të ëmbël, të thartë, ndërsa pastaj “do të notojmë përsëri në djersën tonë, nën skafadaret dhe maska”. “Nëse është një ngushëllim, djersitja është mënyra më e mirë shtesë për të detoksifikuar trupin”, thotë Beqarovski. Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve më covid 19 është mbi 156 400, numri I të vd*ekurve rreth 5 mijë e 500. Për momentin, më shumë raste aktive ka në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë.