Bënte vazhdimisht thonjtë me xhel, gruas i infektohen gishtat dhe mezi i lëviz

Një nënë e dy fëmijëve thotë se tani mezi mund t’i përdorë duart pasi një produkt thonjsh i bëri alergji.

Lisa Dewey, nga Northamptonshire, Angli, kishte bërë manikyr të rregullt me ​​xhel për vite pa asnjë problem. Por pas një takimi në shkurt, gishtat e 36-vjeçares u infektuan dhe thonjtë filluan të dëmtoheshin shumë deri sa morën ngjyrën vjollcë.

Gjendja e gishtave sa vjen e rëndohet dhe ajo tani mezi i lëviz duar prej dhimbjeve. Dewey, e cila punon si pastruese beson se shkak për këtë alergji është bërë një produkt për thonjtë me xhel, pasi edhe dermatologët e kanë përmendur një problem të tillë.

Unë i kam rregulluar thonjtë gjatë gjithë jetës sime me xhel. Por kur ndodhi për herë të parë në shkurt, mendova se ishte një infeksion bakterial. Kjo ndodhi papritur kisha frikë se mund të humbisja një gisht pasi u bë ngjyrë vjollcë.

Dhimbja e duarve dhe thonjve është kthyer në një problem për 36-vjeçaren e cila nuk mund të bëjë as punët e shtëpisë dhe as të kujdeset për veten. Dewey është zotuar të qëndrojë larg produkteve të thonjve përgjithmonë dhe po paralajmëron të tjerët për rreziqet që kanosen.