Bennett: Covid-19 nuk ndalet me pro*testa, por me vaksina

Head of the Yamina party Naftali Bennett gives a press conference at the Knesset, the Israeli parliament in Jerusalem, on April 21, 2021. Photo by Yonatan Sindel/Flash90

Një apel i ri për një milion izraelitët që nuk janë vaksinuar ende, erdhi sot për të tretën ditë radhazi nga kryeministri izraelit, Naftali Bennett.
Në fillim të takimit të Këshillit të Ministrave, Bennett tha se “unë i kam ndjekur nga afër pro*testat e organizuara nga kundërshtarët e vaksinimeve”.

“Ato janë sigurisht të ligjshme. Por, de*monstratat nuk janë ato do të largojnë Covid-19. Janë vaksinat ato që do ta bëjnë këtë gjë”, deklaroi Bennett.
“Unë gjithashtu mund të kuptoj pasiguritë dhe frikën nga vaksinimet në fazën fillestare, kur gjithçka ishte e re dhe nuk kishte shumë përvojë. Por, tani, mbi një miliard njerëz janë vaksinuar dhe në të gjithë botën po shohin se vaksinat janë efektive dhe të sigurta”, theksoi ai.

Bennett iu drejtua veçanërisht të rinjve, me besimin se vaksinimi i tyre masiv do ta bënte vitin shkollor më rezultativ.
Dje në Izrael kishte rreth 1 000 raste të reja.