“Beniada blen shtëpi luksoze në Tiranë”, ishte ky titulli që pushtoi portalet ditët e fundit. Shkak u bë foto e ish-banores së “Big Brother VIP” brenda një ambienti modern ku shkruante: “Shtëpia ime e re në Tiranë”.
E ftuar në një emisjon, Beniada ka treguar se në fakt shtëpia është një apartament me qera dhe nuk e ka blerë.
“Realiteti është që është një shtëpi me qera 1+1. Nuk është akoma shtëpi luksoze. Do e arrijmë, por duhet sakrificë dhe vite punë. Nuk më intereson të kem një shtëpi luksoze, por të jetë e lezetshme, e bukur. Shumë veta më shkruanin ku i gjete lekët, ta dini që po paguaj qera, akoma s’e kam blerë”, tha Beniada.