Beni Shaqiri,zgjidhet drejtor i Qendrës Kulturore Rinore

Muzikanti Beni Shaqiri është emëruar drejtor i ri i Qendrës Kulturore Rinore (QKR).

Nga QKR thonë se Beni Shaqiri është emëruar drejtor që nga 10 janari.

Qyteti e ka fshehur vendimin e Beni Shaqirit. Ai tani vjen në punë, dy kandidatët e tjerë kanë tetë ditë afat për ankesë, me këtë iu shkurtohet e drejta e ankesës”, bëjnë të ditur nga QKR për MIA.

Përveç Shaqirit, kandidaturat i dorëzuan edhe producenti dhe Nikolla Madiq, bashkëshort i zëvendësministres së Drejtësisë, Viktoria Avramavoska – Madiq, dhe Vladimir Stojçevski, producent i diplomuar dhe profesor, magjistër i menaxhmentit të institucioneve publike.

Shaqiri vjen në vendin e Nikolla Aleksov, detektiv i diplomuar, i cili ishte vendosur në funksion në janar pasi Arsovska e shkarkoi Vanço Bogoevin.