Këngëtarja Beatrix Ramosaj nuk pranoi të shkonte mbrëmë për darkë në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të dashurin e saj, aktorin Donald Veshaj, për shkak të batutës së bërë nga aktori i humorit, Ermal Mamaqi, se do të bënte moderatoren Bora Zemani pjesë të serialit të tij “HOT”, dhe ku Veshaj i kërkoi ta paguante mirë.
Lidhur me këtë, Ermali i ka dërguar një mesazh publik Beatrixës, ku i sqaron se e gjitha ka qenë në kuadrin e shakasë. Duke i bërë kështu thirrje publike që të shkonte për të mbështetur të dashurin e saj.