Belgjika miraton propozimin për katër ditë pune në javë

Punonjësit në Belgjikë do të mund të zgjedhin që katër ditë në javë të punojnë në kuadër të një sërë reformash, që janë duke u bërë në tregun e punës që janë paralajmëruar sot.

Duke folur pasi qeveria e tij federale e koalicionit arriti një marrëveshje brenda natës, kryeministri Alexander De Croo tha se pandemia i kishte detyruar njerëzit të punonin më fleksibël dhe të kombinonin jetën e tyre private dhe të punës. “Kjo ka çuar në mënyra të reja të punës,” tha ai në një konferencë për shtyp.

Aplikimi i reformave megjithatë mund të kërkojë muaj të tërë, pasi ligji duhet të kalojë në lexim të parë nga ana e deputetëve, para se të hyjë në fuqi.

Me këtë ligj, punonjësit në sektorin privat por edhe ata publik do të jenë të barabartë në çdo aspekt, duke filluar nga mbrojtja juridike e privilegjet e tjera. g.v/abcnews.al