Bela: “Visar Ganiu ju mashtroi, ja e vërteta!”

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Valon Bela ka reaguar rreth krytearit të Komunës së Çairit ku thotë se ky i fundit ka mashtruar të gjithë qytetarët e lagjes Serovë duke fotografuar vetëm një anë rrugës, por që realiteti është ndryshe. Bela ka thënë se gati një vit që kjo rrugë vazhdon të jetë e pa asfaltuar, me shumë gropa dhe pa hapsirë për këmbësorët.

Sipas Belës, në këtë komunë qytetarët hasin shumë parregullsi nga ndertimet pa leje e deri te pamundsia e lëvizjes normale në rrugë, si në rastin konkret në lagjen Serovë.
“Në Komunën e Çairit nuk po funksionon asgjë, edhe pse në mandatin e dytë Visar Ganiu nuk arin që të përmbushë nevojat bazë të qytetarëve e leje më premtimet megalomane që i ka premtuar në fushatën zgjedhore”, ka shtuar më tutje Bela.

Përmes këtij reagimi, Bela njoftoi se nga sot do të shpalos çdo premtim të dështuar të kryetarit të Komunës së Çairit dhe se do t’u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që t’u bashkohen rradhëve tona. Në këtë mënyrë, Bela thotë se do t’i themi STOP politikave të gabuara dhe keqmenaxhmit në Komunën e Çairit dhe komunat e tjera që udhëhiqen nga kuadër të dështuar të BDI-së.
Postimi i plotë i Visar Belës: