Bela: Si dëshiroi Bujar Osmani që unë të nënshkruaj vepër penale?

Nga Valon Bela

Si dëshiroi Bujar Osmani që unë të nënshkruaj vepër penale?

Bujar Osmani gjatë kohës sa ishte Ministër i Shëndetësisë kishte lëshuar dokument foto 1 (28.06.2010) ku u ndalonte Drejtorëve të merrnin aparate falas për teste të ndryshme të laboratorive biokimike nëpër Klinikat Universitare.

Me t’u futur unë në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë, filluan edhe kërkesat për aparate të atilla (foto 2 një nga kërkesat) e të cilat ishin të ndaluara nga vet ish Ministri i Shëndetësisë.

Si zv. Kryeminstër, Bujari duket se kishte harruar çfarë ai kishtë nënshkruar. Pavarsisht informimit nga ana ime ai më përkujtonte se Drejtoresha tjetër ishte mike e ngushtë e Kryeministrit aktual, Z. Zaev dhe unë duhej të mbyllja sytë.

Mu para referendumit, u bë një takim i të gjithë Drejtorëve dhe zv. Drejtorëve (dikund 107) dhe unë para të gjithëve bëra një fjalim të shkrurtër falënderues dhe si kërkesë u deklarova se nuk dua aso “intervenime”. Më konkretisht, fakti që ajo qenka mike e afërt me Kryeministrin nuk nënkupton që ne duhet të përulemi!

Pas atij momenti, gjërat u vështirësuan edhe më tej deri në shkarkimin tim por jo përpara se t’i dorëzoj të gjitha shkeljet procedurale, antiligjore në Prokurorinë Themelore, kopjet e të cilave i kam dorëzuar edhe te Bujari.

Karakteri im është i tillë. Kur je në të drejtë, s’ke pse përulesh pavarsisht çmimit që paguan. Por ama, krenarinë që ndjen kur nuk përulesh, nuk ka çmim që e vlerëson.

Pra, e shihni, unë u shkarkova për ndershmërinë time, ndërsa Bujari është akoma zv. Kryeministër me gënjeshtrat e tij përrallore.

Unë nuk kam nënshkruar veprën penale ndërsa Bujari e ka “pacientin”!