Bela godet qeverinë: Çfarë janë këta lot krokodili për vendimin absurd të vrasësit të Almirit?

Çfarë janë këta lot krokodili për vendimin absurd të vra*sësit të Almirit.?

Më 7 nëntor, Qeveria (Ju) i propozuat Parlamentit Ljubomir Jovevskin, (zëvendësin e Zvërlevskit) për Kryeprokuror të RMV-së, si pjesë e reformave në gjyqësor, reformë kjo që asnjëherë nuk u realizua edhe pse kërkesë e kahmotshme dhe e tanishme e BE-së.

Tani, a keni pak përgjegjësi morale për këtë vepër kri*minale, monstruoze tuajën??

Reagimi juaj deklarativ e bën këtë vepër akoma më të tmerrshme sepse ju nuk i reaguat Jovevskit as kur mori masa disciplinore ndaj 5 prokurorëve shqiptar që ngritën zërin kundër vendimeve skandaloze të Gjykatës kumanovare për rivlerësim të veprës së kryer nga Boban Iliç.

Sa qenka çmimi i ulëseve tuaja?

Mosni bre se i keni kaluar krejt kufijtë.