Uroj që vitit 2022 të jet një vit i begatë për të gjithë, ku do të mbizotërojë dashuria dhe mirëkuptimi mes njerëzve! Viti që po përcjellim na solli shumë sfida të cilat i kaluam së bashku duke mbështetur njëri-tjetrin!, ka shkruar në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ai thekson se viti i ardhshëm do të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike pas gjithë goditjeve dhe pasojave që morëm nga pandemia e KOVID-19.
“Shpresoj se viti i ardhshëm do të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike pas gjithë goditjeve dhe pasojave që morëm nga pandemia e KOVID-19, ky armik i padukshëm që ende vazhdon të jetë prezent dhe i rrezikshëm!
Me përkushtim të madh do të vazhdojmë angazhimin tonë për ta tejkaluar sa më shpejtë edhe krizën energjetike e cila ka kapluar shumicën e vendeve në botë! Më e rëndësishmja, ju uroj të gjithëve shëndet të mirë”, ka shkruar ministri Bekteshi.