Bekteshi: “Ulja e çmimeve, pasi të harxhohen rezervat e marketeve”

Për të vërejtur ulje të çmimeve të produktet bazë, fillimisht duhet të harxhohen rezervat që kanë krijuar kompanitë më herët dhe pasi të harxhohen këto rezerva do të verehet edhe ulja e çmimeve të produkteve bazë, paralajmeroi sot Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Bekteshi shtoi poashtu se pas masave të qeverisë për subvencionim të energjisë elektrike për kompanitë që prodhojnë produkte bazë ushqimore, kompanitë kanë nisur të krijojnë çmime të reja të cilët pritet të jenë më të ulëta në javët e ardhshme.

“Deri me 1 dhjetor supermarketet nuk kanë qenë të zbrazura, me aq sa di unë edhe para 1 dhjetorit pa pasur produkte në supermarketet në vend, në depot e tyre ka pasur produkte. Edhe produkte vendore, që shfrytëzojnë shpërndarës edhe produkte që importohen në shtetin tonë, këto quhen rezerva, këto rezerva janë marrë me çmime të ndryshme, rezervat e reja merren me çmime të tjera që janë më të ulëta se të mëparshmet, që do të thotë se rezervat duhet të harxhohen dhe me siguri do të harxhohen gjatë kësaj jave dhe javës tjetër dhe do të vëreni ulje të çmimeve të këta produkte” – tha Kreshnik Bekteshi,

Pas kësaj periudhe Bekteshi njoftoi që edhe Inspektorati Shtetëror i Tregut të veprojë në terren. /KlanMacedonia