Bekteshi tregon se kur do të shqyrtohen protokollet për dasma

Qeveria, ditën e martë do të vendos për lehtësimin e masave anti-covid dhe për protokollet për organizimin e dasmave, ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Dje, edhe një anëtar i Ministrisë së Ekonomisë ka marrë pjesë Komisionin për Sëmundje Ngjitëse ku tashmë janë propozuar disa protokolle të cilat sigurisht se do të shqyrtohen nga Shtabi i Krizës dhe në seancë qeveritare ditën e martë”, tha Bekteshi.