Bekteshi thotë se qendra të caktuara politike shpërndajnë lajme të rrejshme për të krijuar panik te qytetarët

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ka folur në lidhje me krizën e çmimeve, ndërsa ka thënë se parti të caktuar politike dhe disa qendre, publikojnë lajme të rreme për të krijuar panik te qytetarët në lidhje me këtë temë.

Në debatin në “TV24”, Bekteshi edhe një herë theksoi se nuk ka hapësirë për panik te qytetarët sepse ka ushqim dhe derivate të naftës.

Ai paralajmëroi se kontrollet në markete do të vazhdojnë, duke shtuar se çdo qytetar në numrin e telefonit 191 në çdo kohë mund të raportojë mospërputhje dhe mosrespektim të masave qeveritare.

Sipas tij, vendi më mirë po përballet me krizën energjetike.

“Qytetarët nuk kanë nevojë për rezerva. Kemi mjaft produkte ushqimore dhe derivate të naftës dhe këtë e themi gati çdo ditë. Kontrollet e DAP-it dhe Inspektoratit do të vazhdojnë. Dorëzuam kërkesë te institucionet kompetente të veprojnë sipas ligjeve që konsumatorët të jenë të mbrojtur”, tha ministri.