Bekteshi: “RMV do të ndjekë rekomandimet e KE-së për mënyrën e pagesës për gazin rus”

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot deklaroi se Maqedonia e Veriut, si shtet ka për synim që të integrohet në Bashkimit Evropian. Ai tha se kjo është arsyeja pse RMV po ndjek politikat perëndimore dhe kur ndjekim tashmë politika të tilla, duhet të përballojmë së bashku të këqijat dhe të mirat. Sipas tij, RMV do të ndjek të gjitha rekomandimet për pagesën e gazit natyror rus.

“Si Ministri e Ekonomisë, ne do të ndjekim të gjitha vendimet e marra nga Komisioni Evropian (KE) dhe çdo vendim që ata marrin do ta marrim ne nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, përfshirë edhe atë të energjencave. Interesi jonë është të rrisim besueshmërinë në fushën e furnizimit me energji dhe të diversifikojmë furnizimin me gaz natyror, ndaj së shpejti do të shpallet tenderi për ndërtimin e interkonektorit të ri të gazit me Greqinë. Kërkojmë nga KE-ja që të ndikojë në Bullgari për lirimin e kapaciteteve që janë blerë nga ana e “Gazprom”, deklaroi Bekteshi.

Ai theksoi se po bëhen përgatitje për të siguruar energji alternative që ngrohtoret dhe kapacitetet energjetike të punojnë në vazhdimësi sipas planeve të tyre të prodhimit, nëse Rusia vendos të ndalojë furnizimin me gaz natyror në vend.

Vendi aktualisht është 100 për qind i varur nga gazi natyror rus, të cilin e siguron përmes gazsjellësit me Bullgarinë, ku deri në vitin 2030 kompania ruse “Gazprom” ka blerës të gjitha kapacitetet për transportin e gazit deri në kufirin tonë. Ndërkohë, Banka Popullore ka vendosur rublën ruse në listën e kursit të këmbimit me çka ekziston mundësi për pagesën e gazit me monedhën ruse.