Bekteshi: Restorantet që nuk kanë tarraca nuk do të hapen (VIDEO)

Dalëngadalë po parashikohet rikthimi i jetës normale. Komisioni për Sëmundje infektive ka propozuar plan për lehtësim të masave shtrënguese që do të zbatohet në disa faza. Propozimi për të cilin duhet të vendosë qeveria parashikon që këtë javë të hapen qendrat për edukim, trajnim dhe seminare për të rritur, organizimin i mbledhjeve të organeve udhëheqëse, hapja e autoshkollave, qendrat për testim, trajnimet për sport në ambiente të hapura për sporte individuale, hapja e bastoreve përmes sporteleve si dhe hapja qendrave tregtare të mbyllura, por jo edhe kafenetë dhe restorante në to.

Po si do të funksionojnë kafenetë dhe restorantet që planifikohet të hapen javën e ardhshme? Në emisionin “10 minuta” të TV21 Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tregoi se cilat objekte hotelierike nuk do të mund të hapen.

Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë:

“Nuk do tu mundësohet hapja të gjithë atyre që nuk ka kanë tarraca”.

TV21: Pra domosdoshmërisht të ketë një ambient të hapur?

Kreshnik Bekteshi: Një ambient të hapur por është me rëndësi të theksohet që edhe në ambientin e hapur, apo tarracat, duhet të respektohet distance mes tavolinave dhe një sërë masash tjera të parapara me protokoll”.

Propozimi është që në 10 metra katrorë të ketë vetëm një tavolinë, ku nuk mund të ulen më shumë se katër persona. Me këto kushte lokalet e vogla nuk do të mund të kenë më shumë se dy tavolina gjë që nuk u leverdis ekonomikisht. Kjo ka sjellë edhe debat dhe mospajtime në qeveri, tregoi Ministri Bekteshi.

https://www.facebook.com/MinisterKreshnikBekteshi/videos/241596493777522/