Bekteshi: Propozimet e ZAEVIT të papranueshme

Jam kategorikisht kundër propozimit të kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev që të preken rrogat e punëtorëve të cilët edhe ashtu me vështirësi ia dalin të menaxhojnë harxhimet mujore. Kështu deklaroi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë emisionit Klan Debat.

Bekteshi gjithashtu tha se për propozimin e Zaevit deri më tani nuk është diskutuar në Qeveri, por edhe nëse një gjë e tillë eventualisht vije në rend dite, ai dhe kolegët e tij të BDI-së do të jenë KUNDËR.