Bekteshi premton cilësi më të madhe të derivateve të naftës

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi së bashku me drejtoreshën e Byrosë së Metrologjisë, Merita Mustafai dhe u.d. drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska-Dimoska promovuan sot Laboratorin për testimin e cilësisë së mazutit. Bekteshi me këtë rast tha se me këtë investim për qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të sigurohet cilësi më e madhe e derivateve të naftës.

“Me këto investime nuk do të duhet më shumë se dy orë që të kemi rezultatet e caktuara të cilët duhet të jenë në përputhje me Rregulloren e kualitetit të naftës dhe derivateve të naftës. Me këtë konsumatorët në Maqedoninë e Veriut por edhe operatorët ekonomikë do të përfitojnë në shpejtësinë e realizimit të procedurave, por njëkohësisht do të jenë edhe më të sigurt për kualitetin”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.