Bekteshi: Prej me 1 Korrik, dasma edhe në ambiente të mbyllura

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria sot solli vendim që nga 1 korriku 2021 të organizohen dasma edhe në ambiente të mbyllura me maksimum 250 persona, por jo më shumë se 40% të kapacitetit të hapësirës.

Ja postimi i Bekteshit
“Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria sot solli vendim që nga 1 korriku 2021 të organizohen dasma edhe në ambiente të mbyllura me maksimum 250 persona, por jo më shumë se 40% të kapacitetit të hapësirës”