Bekteshi pozitiv me Covid-19, apelon për kujdes

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nëpërmjet një statusi në Facebook informoi se sot pas testimit të bërë për Covid-19 ka rezultuar pozitiv.

Bekteshi në rrjetin social Facebook shkruan: Dua t’ju njoftoj që edhe përkundër përpjekjeve maksimale dhe respektimit të protokoleve sapo më informuan se kam rezultuar pozitiv me COVID-19, nga testimi i bërë sot paradite.Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe familjarët në testimin e sotshëm që të gjithë janë negativ.

https://www.facebook.com/kreshnik.bekteshi.12/posts/10164085947690061