Bekteshi paralajmëron masa për kompanitë që nuk do t’i ulin çmimet


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi rikujtoi se nga 1 dhjetori, kompanitë nga sektori ushqimor bazë, artikujt e të cilave janë të shënuar në Vendimin e Qeverisë, pavarësisht nëse do të përdorin energjinë elektrike të subvencionuar apo jo, duhet të ulin çmimet e produkteve. Nëse kjo nuk ndodh, sipas tij, qeveria do të marrë masat e duhura.

“Që nga 1 dhjetori, të gjitha kompanitë që mund ta përdornin këtë masë, janë rreth 1000. Disa janë furra të vogla, janë dhe rreth 180 prodhues të mëdhenj, të gjithë të ulin çmimet e produkteve që janë të në Vendimin të përcaktuar me marzhën tregtare. Nëse kjo nuk ndodh, do ta shihni vetë se çfarë masash do të merren”, tha Bekteshi.