Bekteshi: “Nuk ka vend për panik, shkollat, çerdhet, spitalet dhe qytetarët e Çairit do të kenë ngrohje”

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se me Vendim të Qeverisë, EMV nga nesër do të furnizojë shkollat, çerdhet, spitalet dhe qytetarët e Çairit me ngrohje, pas nënshkrimit të marrëveshjes sot me menaxhmentin e ngrohtores Shkup-Veri.
Ja postimi i plotë i Bekteshit:

📢 Nuk ka vend për panik
Të dashur qytetarë të Çairit,
Me vendim të Qeverisë, EMV nga nesër do të furnizojë shkollat, çerdhet, spitalet dhe qytetarët e Çairit me ngrohje, pas nënshkrimit të marrëveshjes sot me menaxhmentin e ngrohtores Shkup-Veri.

Asnjë nxënës dhe qytetarë nuk do të lihet anësh në këtë kohë krize, në veçanti nuk do të lejojmë që fëmijët tanë të humbin nga procesi mësimor.
📢 Kjo do të vazhdojë deri në përfundimin e sezonit të ngrohjes
✅ Qeveria mbetet e përkushtuar në përballjen me krizën energjetike