Bekteshi: Nuk është e drejtë të lihen shkollat pa furnizues me energji elektrike


2022
2487 subjekte juridike nuk kanë kontratë për furnizim me energji elektrike. Nëse ju kujtohet nga fillimi i vitit, ne gjithmonë i bënim thirrje që të lidhnin kontrata. Prej tyre, 60 janë nën juridiksionin e pushtetit lokal. Nuk është e drejtë të lihen shkollat pa furnizues” tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Sipas tij, nëse nuk ke furnizues, nëse çmimi i sotëm është 400 euro, atëherë subjektet pa furnizues paguajnë 600 euro.

“Nëse sot më ndërpritet kontrata e furnizimit me energji elektrike, do të paguaj një çmim më të lartë. Nuk kanë kryer asnjë procedurë. Sipas meje, edhe ky është një keqpërdorim i buxhetit” tha Bekteshi.

Në raport me negociatat me Sofjen zyrtare për shitjen e energjisë elektrike, Bekteshi thotë se nuk po bisedohet me Bullgarinë për çmimet që janë në tregun e lirë.

“Nuk mund të hyj në detaje, sepse jo gjithçka është rënë dakord. Presim një marrëveshje nga Bullgaria, por kjo nuk varet vetëm nga ne. Ne duam të bashkëpunojmë me të gjithë fqinjët tanë. Republika e Bullgarisë dhe BeH janë të vetmet që kanë tepricë të prodhimit të energjisë elektrike” tha ministri ndër të tjera në lajmet e TV Sitel.

Bekteshi apelon tek shkupjanët që të mos kenë frikë se do të mbeten pa energji për ngrohje.

“Jam i bindur se do të kemi një marrëveshje për çmime më të ulëta” tha ministri Bekteshi.