Bekteshi: “Nga 1 dhjetori masë e vaçantë për ndihmë të prodhuesve të bukës, vajit e disa produkteve tjera”

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pas mbajtjes së seancës qeveritare të 88-tën me rradhë njoftoi se veç më është përgatitur masë për prodhuesit e produkteve ushqimore bazë, ndërsa funksionalizimi i saj duhet të fillojë nga 1 dhjetori.

“Me ministrin Besimi jemi duke dizajnuar të gjitha masat saj përket ndihmës së drejtpërdejtë e cila ka të bëje edhe me kompanitë e vogla të cilat janë në tregun e lirë. Për prodhuesit e produkteve bazë, si buka dhe vaji për ushqim, Ministria e Ekonomisë sapo ka përgatitur masë e cila duhet të funksionalizohet nga 1 dhjetori” të cilat prodhohen në RMV, deklaroi Bekteshi.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme miratoi një pako të re të masave në vlerë prej mbi 350 milionë eurove, ku 42 mijë qytetarë në katër muajt e ardhshëm do të marrin 3 mijë denarë ndihmë nga Qeveria për ballafaqim me krizën energjetike dhe atë të çmimeve./KlanMacedonia/