Bekteshi: Në kohën e krizës ekonomike botërore barrën ta ndajmë të gjithë

Të premten e kaluar, Ministria e Ekonomisë, si institucion që mbikëqyrë zbatimin e ligjit, kërkoi nga Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) që të marrë masa në përputhje me ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, deklaroi Bekteshi.

Në kohën e krizës ekonomike botërore, të gjithë duhet të solidarizohemi, gjegjësisht barra e krizës të mos jetë vetëm mbi kurrizin e qytetarëve me sjellje të pandershme në tregti, por barrën ta ndajmë të gjithë, ka shkruar Bekteshi në rrjetin e tij social facebook.