Bekteshi: Në Kuvend ende ka ligje nga pakoja e katërt, opozita të mos bllokoj, por të ofrojë zgjidhje


Jo vetëm nga Pakoja e pestë e masave ekonomike, por edhe nga pakoja e katërt kundër krizës ende ka zgjidhje ligjore që nuk i kanë kaluar as komisionet në Kuvend.
Kjo është e vërteta, e nëse nuk i pëlqejnë, le të ofrojë alternativë në mënyrë që t’i përmirësojmë, e jo të bllokojë, porositi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Pas diskutimit të panelit “Pabarazi në kohën e koronës”, Bekteshi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, edhe një herë theksoi se qëllimi i Qeverisë është që të krijojë zgjidhje sa më të mira në mënyrë që ndihma të jetë e orientuar aty ku duhet, por përmes bisedimeve me opozitën dhe të gjitha faktorët tjerë.

– Në Kuvend ende ka ligje të pamjaftueshme për realizimin e pakos së katërt të masave. Pakoja e katërt e masave ekonomike i dha rezultatet e saj, por duhet të merret parasysh se në Kuvend qëndrojnë edhe zgjidhje ligjore nga seti i katërt të masave që janë në Komisionin për financa në pjesën e kapitalizimit plotësuese të Bankës Maqedonase për Zhvillim, por njëherësh edhe në pjesën e masës së re për vendosjen e garancisë për kompanitë e orientuara drejt eksportit dhe rritjes së kapacitetit të Bankës Zhvillimore në mënyrë që të japë kredi pa interes për të gjitha kompanitë vendore.

Opozita i interpreton shifrat ashtu siç dëshiron. U bëj thirrje që t’i mbështesin të gjitha zgjidhjet ligjore, le të ofrojnë alternativa në mënyrë që t’i përmirësojmë zgjidhjet ligjore, e jo të bllokojnë, u shpreh ministri.